Text Size
   
Home | Programi: BNK për ofrim më të mirë të shërbimeve dhe qasje d | Partneritete ndërkomunale për përmirsim të kualitetit të SHP
Мај 20
Недела
Банер
Emri i projektit: “Bashkëpunim ndërkomunal për ofrim më efikas të shërbimeve” PDF Печати Е-пошта

Emri i projektit: “Bashkëpunim ndërkomunal për ofrim më efikas të shërbimeve”

Lokacioni: Çashka dhe Velesi, Bërvenica dhe Tetova

Përshkrim i shkurtër:

Qëllimi kryesor i Projektit ishte të promovoj bashkëpunimin ndërkomunal si qasje efikase për ofrim të shërbimeve dhe ti jep përkrahje qeverisjes së mirë për zhvillim efikas. Projekt aktivitetet ishin ashtu të strukturuara në mënyrë që fillimisht ishin orientuar rreth mangësive organizative të nivelit lokal, dhe pastaj në mundësitë e krijimit të ambientit më të përshtatshëm për bashkëpunim ndërkomunal. Projekt aktivitetet ishin fokusuar rreth krijimit të kushteve për realizim të papenguar të marrëveshjeve për bashkëpunim ndërkomunal në lëminë e administrimit dhe mbledhjes së tatimeve ndërmjet komunave Çashka dhe Veles, si dhe Bërvenicës dhe Tetovës.

Lëmia tematike: Decentralizimi

Statusi i projektit: I përfunduar

Donator: UNDP – Fondi tematik i dedikuar për segmentin qeverisjes (Governance Thematic Trust Fund)

Periudhë e realizimit të projektit: shtator 2007 – shtator 2008

Të arritura:

  • Vendosja e marrëveshjeve për bashkëpunim iniciues me kryetarët me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit ndërkomunal ndërmjet komunave Çashka dhe Veles, si dhe Bërvenicës dhe Tetovës;
  • Në bazë të analizës dhe në bashkëpunim të ngushtë me UNDP dhe komunat e lartpërmendura, si lëmi e intervenimit ishte zgjedhur administrimi tatimor;
  • Është realizuar evaluimi i teknologjisë informatike-komunikuese (TIK) në komunat Çashka dhe Bërvenica me qëllim që të mundësohet rrjedhë elektronike e pakufizuar e informatave dhe dokumenteve ndërmjet komunave partnere;
  • Është blerë pajisje e TI dhe është vendosur rrjeti pa tel ndërmjet komunave qëllimore;
  • Është instaluar softueri shfrytëzues për administrimin e tatimeve në komunat Bërvenica dhe Çashka, i njëjti është testuar dhe është vënë në funksion. Për komunën e Bërvenicës është përpunuar edhe veb-faqe;
  • Është realizuar trajnim nga lëmia e TI për 30 të punësuar në komunat Bërvenicë dhe Çashka;
  • Është dhënë përkrahje për azhurnimin e bazës së të dhënave përmes procesit të regjistrimit të pronave në komuna, edhe atë:
    • është realizuar kampanjë promovimi (është incizuar dhe emituar video material dhe janë përgatitur dhe distribuuar materiale promovimi) të dedikuara për informim të qytetarëve dhe sigurimin e përkrahjes së tyre në procesin e regjistrimit të pronave;
    • ishin emëruar dhe përkrahur më shumë komisione trepalëshe në çdo komunë për të përcaktuar vlerën tregtare të pronave;
    • është përpunuar metodologji për azhurnimin e bazës së të dhënave të obliguesve tatimor;
    • për pjesëmarrësit e të katër komunave është ofruar trajnim treditor nga lëmia e mbledhjes së tatimeve, metodologjisë për vlerësim të pronave dhe administrimit me tatime.
  • Në periudhën nga shtatori i vitit 2007 deri në dhjetor të vitit 2008 është bërë regjistrimi i 2700 obliguesve tatimor në komunën Çashka dhe 3700 obliguesve tatimor në komunën Bërvenica dhe janë azhurnuar regjistrat e pronave të patundshme të obliguesve tatimor;
  • Është realizuar udhëtim studimor në Republikën e Bullgarisë për përfaqësuesit e komunave me vizitë në Forumin për bashkëpunim ndërkomunal dhe shfrytëzim të fondeve të UE. Njëkohësisht ishte organizuar vizita e disa projekteve për bashkëpunim ndërkomunal: këmbim i informatave elektronike ndërmjet komunave në regjionin e Blagoevgradit, deponia ndërkomunale, modele të bashkëpunimit ndërkomunal në lëminë e shërbimeve sociale (nga ku u fitua përvojë e caktuar për projekte të mundshme të bashkëpunimit ndërkomunal në sferën e shërbimeve sociale).
 
SocialTwist Tell-a-Friend
Home | Programi: BNK për ofrim më të mirë të shërbimeve dhe qasje d | Partneritete ndërkomunale për përmirsim të kualitetit të SHP