Text Size
   
Home | Programi: BNK për ofrim më të mirë të shërbimeve dhe qasje d
Фев 08
Среда
Банер
IMC 4 (BNK për ofrim më të mirë të shërbimeve dhe qasje d) PDF Печати Е-пошта

Qëllimi i këtij programi, është të kontribuoj për zhvillimin e bashkëpunimit ndërkomunal (BNK) në vend si përkrahje për arritjen e një prej qëllimeve kryesore të decentralizimit, dhe kjo është ofrimi efikas dhe qasje e lehtë e shërbimeve publike kualitative për qytetarët dhe të siguroj kapacitetet e nevojshme profesionale dhe institucionale. Përfundimisht, programi synon të vendos sistem efikas dhe të qëndrueshëm i cili do të përkrah BNK, i cili do të miratohet dhe do të realizohet nga ana e Qeverisë përmes politikave dhe resurseve të saj.

Strategjia e gjithëmbarshme qëndron në krijimin e kapaciteteve të nevojshme njerëzore dhe institucionale për realizimin e BNK dhe të krijohet plani financiar i cili do të mundësoj realizimin e BNK në nivel nacional. Më konkretisht, programi do të fokusohet në aktivitete që do të orientohen drejt:

  1. ndërtimit të masës kritike të njohurive dhe kapacitetit të replikimit të praktikave ekzistuese të BNK dhe realizimin e modeleve të reja të BNK në pjesën e kompetencave komunale;
  2. vendosjes së mekanizmit efikas financiar për përkrahje të komunave gjatë identifikimit të mundësive për BNK, inicimin dhe realizimin e aktiviteteve për BNK;
  3. vendosjes së sistemit për administrimin e njohurive për BNK i cili do ti mbledh, sistematizoj dhe do ti shpërndaj informacionet për BNK si mjet për ngritjen e vetëdijes, njohurive dhe kapaciteteve në baza rrjedhëse dhe të stimuloj replikimin e praktikave të mira;
  4. nxitjes së dialogut rrjedhës për politikat ndërmjet pushtetit qendror, komunave, bashkësinë e donatorëve, institucioneve financiare dhe sektorit privat për qasje strategjike të koordinuar dhe politikave nacionale për përkrahje të BNK.

Pushteti qendror, pushtetet lokale dhe administrata lokale janë partnerët strategjik dhe shfrytëzues të projektit. Nëpërmjet të trajnimeve, këmbimit të përvojave, ndihmës teknike dhe financiare komunat do të fitojnë njohuri dhe shkathtësi të identifikojnë dhe të implementojnë iniciativa për BNK për optimalizimin e procedurave administrative dhe struktura menaxhuese për ofrim të përbashkët të shërbimeve për qytetarët.

Pushteti qendror do të përkrahet në sjelljen e politikave dhe gjetjen e mjeteve financiare për stimulimin e procesit të BNK në vend.

Në përgjithësi bashkësitë lokale dhe qytetarët do të kenë përfitime të mëdha nga projekti i cili mundëson qasje të barabartë dhe do të fitojnë shërbime më të mira dhe më efikase të ofruara afër tyre.

 
SocialTwist Tell-a-Friend
Home | Programi: BNK për ofrim më të mirë të shërbimeve dhe qasje d