- Trajnim për shfrytëzim të REC aplikacionit softverik në pjesën e mbrojtjes se mjedisit jetësor Më 16 shkurt të vitit 2011 në Shkup u mbajtë trajnimi për s...
- Trajnim për shfrytëzim të softverit aplikativ në pjesën e shërbimeve sociale Më 16 mars të vitit 2011 në Gjevgjeli u mbajtë trajnimi për shfrytëzim të softveri...
- Takim pune Më 20 janar të vitit 2011, në hotel ARKA në Shkup, u mbajtë takim pune me temë “kahje për përcaktimin dhe evidentimin e grupeve qëllimore në bashkëpunimet...
- Përforcimi i Bashkëpunimit Ndërkomunal në Mal të Zi Me mbështetje të zyrës së UNDP-së në Mal të Zi dhe në partneritet me Ministrinë për punë të brendshme dhe ad...
- Nënshkrimi i kontratave për projekte për bashkëpunim ndërkomunal në fushën e mbrojtjes sociale dhe mjedisit jetësor Më 15 tetor 2010, në hapësirat e Panairit të Shku...
DBase menu
Latest News
- Trajnim për shfrytëzim të REC aplikacionit softverik në pjesën e mbrojtjes se mjedisit jetësor
- Trajnim për shfrytëzim të softverit aplikativ në pjesën e shërbimeve sociale
- Takim pune
- Përforcimi i Bashkëpunimit Ndërkomunal në Mal të Zi
- Nënshkrimi i kontratave për projekte për bashkëpunim ndërkomunal në fushën e mbrojtjes sociale dhe mjedisit jetësor
| Konferencë ndërkombëtare për bashkëpunim ndërkomunal |
|
|
|
|
Konferencë ndërkombëtare për bashkëpunim ndërkomunal
Qendra rajonale e UNDP-së në Bratisllavë, Këshilli i Evropës, OSBE dhe iniciativa për pushtet lokal dhe reformë të shërbimit publik (LGI/OSI) bashkarisht organizojnë konferencë ndërkombëtare për bashkëpunim ndërkomunal. Gjatë periudhës 2008-2010, Këshilli i Evropës, Qendra rajonale e UNDP-së në Bratisllavë dhe Iniciativa për reformë të shërbimit publik të Institutit shoqëri e hapur (LGI) implementuan një sërë të puntorive rajonale dhe zhvilluan set të veglave duke përfshirë: a) Doracak, b) Udhëzime për praktikues, c), Programë për trajnim dhe Bibliotekë për trajnues për MOS dhe ç) internet faqen për BNK. Kjo ngjarje do të ndihmojë që të bëhët një pasqyrim i trendeve dhe përvojave rrjedhëse dhe do ta dizajnojë rrugën përpara drejt përmirsimit të ambijentit dhe praktikimit të BNK-së në Evropë. Qëllimi i konferencës do të jetë që të: - këmbehën mendime dhe përvoja, diskutohet për iniciativa konkrete për BNK, në nivel qendrorë dhe lokal, identifikohen sfidat kryesore dhe zgjidhjet e mundshme; - elaborohen dhe të dakordohen një sërë e rekomandimeve për aktivitete të ardhshme për përmirsim të rrethit dhe praktikimit të BNK; - promovohet përdorimi i paketës së re të veglave për BNK, i zhvilluar së bashku nga këshilli i Evropës, UNDP-ja dhe LGI; - promovohen parimet për qeverisje të mire (Strategjia Evropiane për qeverisje të mire dhe inovacione) dhe qasjet e reja ndaj zhvillimit lokal të qëndruëshëm. Në konferencë do të marrin pjesë ministra, sekretarë shtetërorë, zëvendës ministra për pushtet lokal, përfaqësues të zgjedhur të pushteti lokal dhe bashkëpuntorë të tyre, organizata tjera kombëtare dhe ndërkombëtare relevante, vendet të cilat ishin të kyçura në përgatitjen e paketës së resurseve për BNK: Shqipëria, Bosnia dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Sllovakia, Maqedonia; - vende të cilat kan shprehur gatishmëri që të fillojnë iniciativa për BNK: Jermenia, Molldavia, Rumania, Federata Ruse, Turqia, dhe Ukraina. Përfaqsuës të lartë dhe konsulentë nga Këshilli i Evropës, UNDP, LGI – OSI dhe partnerë tjerë kyçë ndërkombëtar (OSBE, Agjensioni Zvicëran për zhvillim, SIDA, VNG Int, NALAS) gjithashtu do të marrin pjesë dhe do ta mbështesin ngjarjen.
|










