Text Size
   
Home | Lajme dhe Ngjarje | Latest | Bashkëpunimi ndërkomunal në fushën e mbikëqyrjes inspektuese
Фев 08
Среда
Банер
Bashkëpunimi ndërkomunal në fushën e mbikëqyrjes inspektuese PDF Печати Е-пошта

Bashkëpunimi ndërkomunal në fushën e mbikëqyrjes inspektuese

UNDP-ja si aktor aktiv në sferën e bashkëpunimit ndërkomunal (BNK) në partneritet me Ministrinë për vetëqeverisje lokale, realizoi projekte në më shumë se dyzet komuna të vendit, në fusha të ndryshme të cilat burojnë nga kompetencat e vetëqeverisjes lokale. Në drejtim të zgjërimit të bashkëpunimit ndërkomunal edhe në fushën e mbikëqyrjes inspektuese në bazë të gjendjes vijuese si dhe nevojave të njësive të vetëqeverisjes lokale, ekipi programor i programit për BNK të UNDP-së organizoi puntori tematike për bashkëpunim ndërkomunal në fushën e mbikëqyrjes inspektuese e cila u mbajt më 06 korrik të vitit 2010 në Veles.

Qëllimi i puntorisë tematike ishte që së bashku dhe përmes diskutimeve komunat nga rajoni planifikues i Vardarit ti identifikojnë nevojat prioritare nga fusha e mbikëqyrjes inspektuese si dhe të arrihet deri te zgjidhjet e mundshme për kënaqje të këtyre nevoja përmes bashkëpunimit ndërkomunal. Në këtë puntori qenë të ftuar dhe morën pjesë kryetarët e komunave dhe nëpunësit shtetërorë – inspektorë nga rajoni planifikues i Vardarit, si dhe përfaqësues nga Inspektoriati shtetërorë administrativ dhe nga Ministria për vetëqeverisje lokale.

 
SocialTwist Tell-a-Friend
Home | Lajme dhe Ngjarje | Latest | Bashkëpunimi ndërkomunal në fushën e mbikëqyrjes inspektuese